Disa raketa goditën bazën ajrore Al-Taji, e cila ndodhet në veri të kryeqytetit irakian Bagdad.

Siç njoftojnë mediet lokale, baza u godit nga të paktën dy raketa Katyusha.

Kjo bazë ajrore strehon forca të përbashkëta përfshirë ushtarët irakian dhe amerikanë si dhe forca të tjera të huaja nga koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Ushtria e Irakut njofton se nuk ka viktima.

Prania e trupave amerikane në bazën ajrore e bën atë një objektiv të mundshëm për grupet militante shiite të mbështetur nga Irani pas vrasjes së komandantit të Forcës Quds, Qassem Soleimani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: