KOSOVE- Ish i dashuri i këngëtares Era Istrefi, njëkohësisht menaxher i shumë VIP-ave shqiptarë është sulmuar mbrëmë në Prishtinë nga persona ende të paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, ndërsa Faton Shoshi ka marrë lëndime si pasojë e sulmit dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Në njoftimin e policisë së Kosovës thuhet se lidhur me rastin është arrestuar një person, i cili po merret në pyetje.

Ish i dashuri i këngëtares Era Istrefi, ka pranuar sulmin që i është bërë, ndërsa ka thënë se nuk është dicka serioze. Ai është shprehur se agresorët ishin me maska.

”Ka qenë diçka e vogël. Nuk ka qenë diçka interesante me të kallxu drejt. Kanë tentuar po s’kanë mundur se i kam pas me vete ata djemtë… I kanë arrestuar…Ishin me maska nuk i njihja, isha me disa shokë edhe ata ndërhynë dhe nuk ndodhi asgjë”- ka thënë ai për lajmi.net.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb