Konsulli i Kosovës në Strasburg, Edon Cana ka bërë të ditur se gjatë fundjavës është sulmuar konsullata e përgjithshme në Strasburg.

Cana bëri të ditur se po ashtu është vjedhur flamuri i Kosovës si dhe është shkatërruar stema e shtetit.

Konsullata e Kosoves ne France 2

Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:
“Gjate wikendit është sulmuar Konsullata Përgjithshme ne Strasbourg dhe është vjedhur Flamuri i Republikës dhe është shkatërruar Stema e Shtetit. Simbolet e Shtetit të Kosovës i pengojnë armiqve tanë! Duke i falënderuar autoritetet Franceze për mbështetjen e tyre jemi të bindur se mbas forenzikës se bërë sulmuesit shpejt do të gjenden”.

konsullata e Kosoves ne France 3

Edon Cana fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb