Policia e Kosovës ka njoftuar për të shtëna me armë zjarri në stacionin policor kufitar në fshatin Jasenovik të Zubin Potokut.

Sipas njoftimit, sulmi ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje dhe nga zyrtarët policorë janë dëgjuar dy të shtëna armësh radhazi.

“Njësia relevante policore ka gjetur një predhë plumbi e cila kishte goditur rrethojën e objektit të stacionit policor për mbikëqyrje kufitare në Jasenovik”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin Drejtoria kundër Terrorizmit po kryen hetime mbi dyshimet për kryerjen e veprave terroriste./REL/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb