TURQI-Autobusi me futbollistët e skuadrës turke të Fenerbahçes është sulmuar me armë zjarri mbrëmjen e sotme.

Nga sulmi me armë zjarri është plagosur shoferi dhe dëmtuar autobusi, ndërsa lojtarët nuk janë lënduar.

Mediat turke raportojnë se autobusi është sulmuar në kohën që futbollistët po ktheheshin në shtëpi pas fitores ndaj skuadrës së Rizesportit me rezultatin 5 me 1.

Sipas policisë autobusi është sulmuar nga persona të paidentifikuar dhe të armatosur në një urë afër qytetit të Trabzonit.

Shoferi i plagosur është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërkohë vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të sulmit.

https://www.youtube.com/watch?v=pl0JhraRtEw

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: