KOSOVË- Persona të paidentifikuar kanë sulmuar me armë zjarri banesën e kandidatit për deputet në Parlamentin e Serbisë, Sllavisha Ristiç.

Ngjarja është shënuar mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:00 në fshatin Jagnjenicë, afër Zubin Potokut në veri të Kosovës. Sipas mediave kosovare, mësohet se nga të shtënat fatmirësisht nuk ka të plagosur.

Lajmi është bërë i ditur nga Ristiç, ndërsa ai pohoi se gjatë kohës që ndodhi ngjarja në banesë ndodheshin 12 persona, përfshi 6 fëmijët e tij. Ndër të tjera, kandidati për deputet theksoi se nga të shtënat janë goditur dritaret e shtëpisë së Ristiç. Sakaq, policia e Kosovës po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: