Disa persona kanë humbur jetën në një sulm me bomba në një lagje tregtare në Kiev.

Shërbimet e urgjencës në kryeqytet thonë se të paktën gjashtë persona janë vrarë në sulm.

Në një postim në kanalin e tij Telegram, kryebashkiaku i kryeqytetit Vitali Klitschko tha se ekipet e shpëtimit ishin ende duke shuar një zjarr të madh në vendin e sulmit.

Imazhet e publikuara nga BBC tregojnë shërbimet e urgjencës në një operacion shpëtimi në një qendër tregtare në Kiev.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb