MALI I ZI- Ambasada e Shqipërisë në Podgoricë të Malit të Zi është sulmuar me gurë nga protestuesit antiqeveritarë prorusë, teksa kriza vazhdon të thellohet në vendin fqinj.

Sipas mediave malazeze, disa aktivistë prorusë kanë qëlluar me gurë ambasadën tonë në Podgoricë, por fatmirësisht nuk ka patur asnjë të lënduar.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë.

“Sulmi ndaj ambasadës sonë, i prapranueshëm. U kemi kërkuar autoriteteve malazeze që të marrin masa për sigurinë e stafit diplomatik shqiptar në Malin e Zi”.

Ndërkohë, nuk ka ende asnjë arrestim nga ana e autoriteteve malazeze për sulmin.

GURË NDAJ AMBASADËS SHQIPTARE, QEVERIA E MALIT TË ZI DËNON SULMIN
Ambasada e Shqipërisë në Podgoricë të Malit të Zi është sulmuar me gurë nga protestuesit antiqeveritarë proserbë, teksa kriza vazhdon të thellohet në vendin fqinj.

Sipas mediave malazeze, disa aktivistë prorusë kanë qëlluar me gurë ambasadën tonë në Podgoricë. Fatmirësisht nuk ka patur asnjë të lënduar.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: