Persona të paidentifikuar kanë sulmuar me gurë makinën e analistit, Fatos Lubonja.  Ngjarja konfirmohet për “BalkanWeb” nga vetë analisti.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe Presidenti Ilir Meta, i cili shkruan në rrjetin social se “çunat problematikë” kanë sulmuar me gurë makinën e analistit.

“Thonë që sot çunat problematikë kanë dalë nga furgoni për të “përshëndetur” makinën e një analisti kritik ndaj Bablokut.
Qoftë fake news për të dielë, për të mirën e Kryeproblematikut!”- shkruan Meta.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: