ATHINE – Një zyrë turistike shqiptare në Greqi është sulmuar sot me molotov. Ngjarja ndodhi në qendër të Athinës.

Dy persona të maskuar kanë hedhur molotov duke shkaktuar dëme materiale në hyrje dhe në brendësi të zyrës.

Policia po heton mbi ngjarjen që ndodhi rreth orës 01.00 në lagjen Dhilijani. Sipas autoriteteve mendohet se shpërthimet me molotov kanë qenë të organizuara.