Autobusi i skuadrës së Liverpoolit është bërë objekt sulmi me sende të forta nga tifozët e Man City një zonë të banuar. Mediat e huaja raportojnë se një tullë dyshohet se është hedhur në drejtim të dritares ku ishte ulur Jurgen Klopp, ndërsa fatmirësisht askush nuk është lënduar.

Në lidhje me incidentin e rëndë ka reaguar dhe klubi i Manchester City.

“Incidentet e këtij lloji janë krejtësisht të papranueshme. Ne dënojmë fuqishëm veprimet e individit/ve përgjegjës. D të mbështesim plotësisht hetimin e Policisë së Mançesterit për këtë incident në çdo mënyrë që mundemi”, thuhet në reagimin e klubit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: