FRANKFURT-Një protestuese ka sulmuar ditën e sotme kreun e Bankës Qëndrore Evropiane, Mario Draghi. Incidenti ndodhi gjatë konferencës për shtyp të këtij të fundit në Frankfurt.

Protestuesja ka thirrur “Poshtë diktatura e BQE-së”. “Vajza e re rreth të 20-ave, e cila ishte futur mes gazetarëve, kërceu mbi tavolinën ku ishte ulur Draghi duke bërtitur në anglisht ‘ndal diktaturës së BQE-së’, një sllogan që ishte shkruar edhe mbi bluzën e veshur prej saj”, tha një gazetar.

Konferenca e shtypit u ndërpre për disa minuta në ndërkohë që vajza u ndalua nga ekipet e sigurisë. Më pas, konferenca vazhdoi normalisht.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: