BAGDAD- Grupi xhihadist i Shtetit Islamik (ISIS) sulmoi sot një postë kufitare irakiane pranë Jordanisë, duke vrarë së paku 15 roja. Lajmi u bë i ditur nga disa zyrtarë.

“ISIS-i ka nisur një ofensive ushtarake duke shpërthyer një automjet me eksploziv dhe nisur luftëtarët e tij kundër regjimentit II të rojave kufitare pranë Trebilit, rreth 500 kilometra në perëndim të Bagdadit”, deklaroi për median një zyrtar irakian.

“Sulmi erdhi nga disa pozicione dhe ka vrarë 15 roja, përfshirë dy oficerë”, shtoi ai duke u shprehur në kushte anonimati. Zyrtarë lokalë konfirmuan bilancin.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: