Nuk ka paqe për ekipin e Peskarës, e veçanërisht për presidentin e “delfinëve”, Daniele Sebastini, që është akuzuar si fajtori kryesor për ecurinë negative të klubit këtë sezon.

Mediat në shtetin italian kanë raportuar sot në mëngjes se shërbimi zjarrfikës ka marrë një telefonatë ku lajmërohej se po digjeshin dy makina. Shtëpia ku kishte rënë zjarri dhe po digjeshin automjetet ishte e numrit 1 të Peskarës, Sebastinit, raporton “calciomercato.com”.

Dyshohet se ky incident është shkaktuar nga tifozë të kësaj skuadre të cilët janë të pakënaqur me ecurinë e klubit.

Pas kësaj ngjarje, dëshpërues ka qenë edhe reagimi i Daniele Sebastini i cili u shpreh: “Unë ndihem i zemëruar dhe në fund të vitit do të lë drejtimin e Pescarës”,
uyefgt3u7ifgheru7fhg
Me të njëjtin mendim ka qenë edhe trajneri i ekipit, Massimo Oddo, i cili në “Twiter” shprehu pakënaqësinë për këtë ngjarje. “Kur limitet e sportit tejkalohen, vjen një trishtim absolut”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb