Një nga automjetet e Policisë së Kosovës është sulmuar sërish në Zveçan, nga persona të maskuar.

Media e Kosovës T7, ka publikuar pamje nga vendngjarja, ku shihen persona të maskuar duke vrapuar e gjuajtur me gurë.

Edhe Policia e Kosovës e ka konfirmuar se sot është dëmtuar edhe një automjet i saj zyrtar në Zveçan.

Sipas Policisë, sulmi ka ndodhur rreth orës 14:00, derisa njësia policore ka qenë duke patrulluar afër objektit të komunës në Zveçan.

Sipas saj, sulmi dyshohet të jetë kryer nga një grup personash, të cilët kanë gjuajtur me mjete të
forta.

Nuk ka raportime për të lënduar, derisa Policia ka thënë se rasti është duke u hetuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: