Moderatorja Aulona Musta ndodhet në Durrës, duke shijuar rrezet e diellit së bashku me bashkëshortin dhe vajzën e saj. Ishte vetë moderatroja e tregoi këtë cila përmes disa postimeve në rrjetin e saj social ‘Instagram’.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Mirëpo, kjo nuk është pritur mirë nga ndjekësit, të cilët i kanë kujtuar deklaratën e pak javëve më parë.

“Kur ishim në karantinë ti gjykoje të tjerët pse iknin në plazh dhe na bënin karshillëk. Kurse sot po ikën vet. Në një kohë kur njerëzit e zakonshëm nuk lejohen akoma. Apo mos bëj si bëj unë po bëj si them un” i shkruan komentuesja.

Ndërsa, Aulona shkruan se nuk mund të bëhet një krahasim i tillë sepse asokohe ishte piku i pandemisë ndërsa tani ccdo gjë është hapur.

Kujtojmë se , ishte pikërisht Aulona ajo e cila javë më parë postoi një video në Instagram aty ku i cilësonte si skandaloze veprimet e personave VIP që kishin thyer karantinën duke zgjedhur të relaksoheshin në vilat e tyre buzë detit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb