Një ish-i burgosur fiton në Gjykatën e Strasburgut çështjen ndaj shtetit shqiptar pasi është trajtuar në mënyrë çnjerëzore dhe duhet të dëmshpërblehet me 15 mijë euro.
Bëhet fjalë për shtetasin Arben Strazimiri, i cili u dënua për sulmin me thikë ndaj mjekut Ali Refatllari, ish-shef i kardiokirurgjisë në QSUT.

Vendimi i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në favor të tij është zbardhur në faqen zyrtare të institucionit. Strazimiri pretendoi në atë kohë se kishte probleme mendore ndërsa u tha se e qëlloi mjekun pas debateve të bëra, si rebelim për vdekjen e një të afërmi të tij.

Ai u arrestua dhe dënua për krimin, por sipas Strasburgut, Shqipëria duhet t’i paguajë një shume prej 15 mijë eurosh si dëmshpërblim për trajtim çnjerëzor në burg.
Në vendimin e publikuar thuhet se Strazimiri është mbajtur në një burg, ndërkohë që duhej të ishte në spital psikiatrik.

Gjykata nuk e mori parasysh kërkesën e bërë nga avokati mbrojtës dhe ai u mbyll në burg të zakonshëm.
Por më pas, ai vendosi ta çojë në Strasburg këtë çështje duke e fituar tashmë.
“Gjykata vendosi që Shqipëria do të paguajë ndaj ankuesit 15,000 euro (EUR) dhe 2,500 euro në lidhje me kostot dhe shpenzimet e gjyqit”, thuhet në vendimin e gjykatës europiane për të Drejtat e Njeriut.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb