Aktori Hollywood-ian, Jonathan Majors, është arrestuar në Nju Jork, pasi akuzohet për tentativë mbytjeje, sulme dhe ngacmime.

Mediat e huaja shkruajnë se Majors, ishte përfshirë në një mosmarrëveshje me një grua 30-vjeçare ditën e djeshme. 30-vjeçarja ka pësuar lëndime të lehta në kokë dhe qafë. Aktualisht ajo ndodhet në spital, duke marrë ndihmë mjekësore, ndërsa aktori është liruar.

Karriera e tij mori hov pas depërtimit në filmin “The Last Black Man” në San Francisko të vitit 2019, përpara se të luante në filmin perëndimor të Netflix, “The Harder They Fall” dhe në filmin e Marvel Comics “Ant-Man and The Wasp: Quantumania”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb