“Nuk e dija se ishte pretendent!” Batuta e Vixhil Van Dajk për mungesën e Kristiano Ronaldos në ceremoninë e dorëzimit të “Topit të Artë”, nga të gjithë u pa si polemizuese. Mes të cilëve dhe Pirs Morgan, një nga personat-imazh më të famshëm në Britaninë e Madhe, që replikoi ndaj mbrojtësit: “Kristiano është një lojtar shumë më superior se ty, nuk jeni në të njëjtin nivel”.

Mes komenteve ndaj reagmit të Morgan, spikat komenti i mbrojtësit të Liverpulit, që ka replikuar dhe shpjeguar se kishte përdorur vetëm sarkazmë: “Përshëndetje Pirs, nëse nuk do të shkoje pas rrjeteve sociale dhe do të dëgjoje të gjithë intervistën, do të kuptoje se po bëja shaka. Kam respekt për Ronaldon”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb