Një gjykatë në Gjermani dënoi me burgim të përjetshëm një person, që sulmoi një sinagogë të qytetit Halle, vitin e kaluar.

Stephan Balliet, 28 vjeç, qëlloi dhe vrau një kalimtare dhe një burrë në një dyqan qebapash, pasi dështoi të hyntë në sinagogë, më 9 tetor të vitit 2019. Në kohën e sulmit, 52 hebrenj ndodheshin në sinagogë, duke shënuar festën Yom Kippur.

Balliet nuk shprehu pendim për sulmin. Gjatë gjykimit pesëmujor, ai e mohoi Holokaustin, gjë që është vepër penale në Gjermani. “Sulmi ndaj sinagogës nuk ishte gabim; ata janë armiqtë e mi”, tha Balliet.

Ai ka pasur veshje ushtarake në ditën e sulmit dhe i ka filmuar të shtënat, duke i transmetuar edhe në internet.

Krimet kundër hebrenjve kanë shënuar rritje të vazhdueshme në Gjermani në vitet e fundit, ndërsa autoritetet gjermane janë zotuar se do t’i rrisin masat kundër ekstremizmit të djathtë./Rel/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: