SHBA – Marrëdhënia midis Puff Daddy dhe ligjit bëhet gjithmonë dhe më e tensionuar. Artisti amerikan ka goditur me një top hekuri trajnerin e djalit të tij. Ai u arrestua në Los Angeles për sulm ndaj trajnerit të djalit të tij 22-vjeçar. Sherri ka nisur pas largimit të djalit nga fusha e lojës në një mënyrë të keqe, gjë që nuk i pëlqeu reperit amerikan, i cili reagoi në mënyrë të dhunshme. Puff Daddy duhet të paraqitet në gjyq më 15 korrik dhe duhet të paguajë 50 mijë dollarë që të lihet i lirë.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb