PRISHTINE- Sot do të mbahet seanca ndaj aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti, të cilët akuzohen se kanë suluar Kuvendin e Kosovës.

Trupi gjykues në seancën e kaluar i ka liruar të katër aktivistët e Vetëvendosjes nga masa e arrestit shtëpiak, respektivisht paraburgimi, duke iu zëvendësuar këtë masë me paraqitje në polici një herë në javë.

Ndërkohë, avokati i Frashër Krasniqit, Tomë Gashi ka bërë të ditur përmes ‘Facebook’, se seanca do të fillojë rreth orës 10:00.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb