Tre palestinezë u vranë nga ushtria izraelite pranë Nablusit më Bregun Perëndimor. Të tre ishin të armatosur dhe hapën zjarr në një postë ushtarake izraelite në pikën e kontrollit Surra-Jit.
Ngjarja, sipas burimeve zyrtare, ka ndodhur rreth orës 03:30 me orën lokale.

“Tre persona të armatosur u neutralizuan gjatë përleshjes me zjarrin dhe një tjetër person i armatosur u dorëzua te forcat dhe u arrestua”, tha ushtria në një deklaratë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb