Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me sulmin që ndodhi në uzinën e armëve në Gramsh, ku dy ushtarë u plagosën. Ngjarja ndodhi pasditen e së shtunës.

Burime të sigurta dhe konfidenciale i thanë gazetarit të News24, Igli Çelmeta se hetuesit shqiptarë ( i gjithë grupi hetimor i përbashkët, prokurori, Antiterror, SHISH, SHIU) në bashkëpunim të ngushtë edhe me aleatët (agjencitë e huaja inteligjente partnere) kanë arritur të zbulojnë dhe të kenë prova të besueshmë se tre shtetasit e huaj (dy rusët dhe ukrainasi) kishin ardhur në vendin tonë me mision spiunazhi. Misioni i tyre ishte spiunazhi për të gjitha zonat ushtarake në vendin tonë ku janë uzinat ushtarake dhe pjesë të tjera të Forcave të Armatosura.

Në hartën që tre të huajt kishin me vete, ishin të caktuar të gjitha vendet apo zonat ushtarake në Shqipëri ku do filmonin dhe fotot, videot, informacionet që merrnin, i dërgonin me anë të një programi të fshehtë komunikimi personave të tjerë që dyshohen se janë celulë spiunazhi dhe mënyra e komunikimit mes tyre tregon se kemi të bëjmë me një celulë spiunazhi të mirëorganizuar, pra këto foto dhe filmime këto shtetas rusë nuk i mbanin vetëm në pajisjet e tyre elektronike, por i dërgonin edhe personave të tretë. Pas këtij zbulimi nga hetuesit, çdo bazë ushtarake në vendin tonë është vendosur në gjendje gatishmërie. Hetuesit kanë dyshime se kjo celulë po organizonte nje operacion spiunazhi me qëllim destabilizimin dhe për këtë arsye në hetim janë përfshirë dhe po japin asistencë edhe shërbimet e huaja inteligjente partnere të vendit tonë.

Ndërkohë detaje të reja mësohen edhe për itinerarin që ka ndjekur makina e tre shtetasve të huaj, makina luksoze ‘Chevrolet’ është parë disa ditë të lëvizte edhe në Tiranë. Grupi hetimor ka sekuestruar të gjitha kamerat e sigurisë të zonave dhe akseve ku ka qarkulluar kjo makinë dhe ambienteve ku dyshohet se kanë qëndruar dy rusët dhe ukrainasi deri në momentin që janë futur në territorin shqiptar. Po bëhet një hetim tepër i thelluar dhe i imtësishëm i të gjitha lëvizjeve të tyre që nga momentin që kanë hyrë në territorin shqiptar deri në momentin që tentuan të futeshin me forcë në uzinën ushtarake të Gramshit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: