Munir El Haddadi është bërë lojtari më i ri i Sevillas duke braktisur radhët e skuadrës së Barcelonës.

“Sevilla FC dhe FC Barcelona kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Munir El Haddadi. Sulmuesi nëse kalon me sukses ekzaminimet mjekësore do të nënshkruan kontratë me klubin tonë”, shkruan në njoftimin e klubit të Sevillas.

Andaluzët do të paguajë 1.05 milionë euro për transferimin dhe Munir do të nënshkruaj kontratë të vlefshme për tre sezone me mundësi të zgjatjes edhe për një sezon.

Për shërbimet e lojtarit kishte  shprehur interes edhe Atletico Madrid por Munir zgjodhi ekipin e Sevilla pasi ka më shumë hapësirë për të luajtur.

El Hadadi ka qenë produkt i La Masias dhe  ka debutuar në moshën 18 vjeçare nën urdhërat e Luis Enriques. Si futbollist i Barçës, Munir ka shënuar gjithsejt 12 gola në ndeshjet zyrtare.

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb