Milan po bën çdo gjë është e mundur për të siguruar para kesh, për të qenë korrekt me rregullat e Fair Play financiar dhe për të investuar në merkato në hyrje. Suso pritet të jetë i larguari i parë, më në fund në shtëpinë e “djallit” kanë trokitur me ofertën e duhur. E ardhmja e tij, ashtu siç flitej prej kohësh, pritet të jetë La Liga. Sevilla insiston, ndërsa drejtori sportiv Monchi ka gati ofertën e duhur për dyshen Maldini-Boban.

Suso.milan.2019.20.occhiali.750x450 1280x720
Suso.milan.2019.20.occhiali.750×450 1280×720

Drejtuesit e Milanit kërkojnë 25 milion euro për kartonin e Suso ndërsa Sevilla kërkon ta marrë në formë huazimi me të drejtë blerje për një çmim të fiksuar prej 15 milion euro. Formula është ajo e duhura por mungojnë akoma 5 milion euro( me 20 milion Milan do ta linte të lirë). Sipas mediave italiane, kjo tratative mund të finalizohet me sukses nëse Sevilla përfshin edhe disa bonuse të ndryshme për të rritur pak ofertën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: