Domenico Berardi është rikthyer sërish në epiqendër të merkatos. Sulmuesi italian i Sassuolos pëlqehet nga Milani, teksa Corriere dello Sport jep të reja.

Sipas asaj që shkruhet, ka patur kontakte së fundmi mes palëve. Klubi nga Reggio Emilia dëshiron 30 milionë dhe nuk zbret nga kjo kërkesë.

Te kuqezinjtë duhet të jenë të kujdesshëm dhe të nxitojnë. Arsyeja? Juventus është pas dere dhe nga momenti në moment mund të futet në tratativa.

27 vjeçari Berardi nuk ka ndërruar asnjëherë skuadër, teksa prej vitesh është pjesë e Sassuolos.

R5r
R5r

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: