E shtuna nuk ka qenë aspak pozitive për kapitenin e Watford, Troy Deeney. Përveç humbjes së pësuar nga Manchester United me rezultatin 2-0, Deeney i është dashur të përballej edhe me një situatë të pakëndshme të krijuar nga një tifoz i skuadrës së tij.

Sipas asaj që transmeton tabloidi britanik “The Sun”, një tifoz ka dashur të bëjë foto me lojtarin i cili e ka refuzuar dhe më pas dyshohet se është qëlluar me grusht nga fansi i tij.

Policia angleze sulmon me sprajt Troy Deeney by news-al
Policisë i është dashur të ndërhyjë për të qetësuar situatën dhe ai që e ka pësuar është Troy Deeney. Futbollisti si fillim është spërkatur në fytyrë nga policia me sprai djegës dhe më pas është marrë në pyetje.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: