Serge Gnabry ka shprehur pasiguri për të ardhmen e tij. Futbollisti i Bayernit ka dhe një vit kontratë me bavarezët, por mbërritja e Sadio Mane ka “lëkundur” ndjeshëm qëndrimin e tij.

Sipas AS, vendimi për të ardhmen e sulmuesit do të merret pas pushimeve. Ka optimizëm për sa i përket rinovimit, por akoma nuk është e hedhur e zeza mbi të bardhë.

Uli Hoeness, ish-presidenti i Bayernit, dërgoi një mesazh shumë të qartë për të: “E di që ka një ofertë shumë të mirë nga Bayerni. Tani i takon atij të marrë një vendim”.

U6
U6

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: