Mbrëmja e madhe e Kevin Prince Boateng u prish shumë shpejt, pasi menjëherë pas ndeshjes së parë si titullar me Barcelonën në La Liga, sulmuesi mësoi se i kishin vjedhur shtëpinë. Futbollisti i transferuar nga Sasuolo te skuadra katalunjase në mënyrë suprizë në ditën e fundit të merkatos së dimrit zbriti në fushë nga minuta e parë në sfidën që ekipi i tij fitoi 1-0 kundër Rayo Vallecano.

Nintchdbpict000469638685 E1550352903844
Nintchdbpict000469638685 E1550352903844

Por pas përfundimit të ndeshjes erdhi goditja e rëndë. Sapo mbërriti në shtëpi, Boateng pa se hajdutët kishin bërë namin. Nga llogaritë, sulmuesit ishin grabitur bizhuteri me vlerë 300 mijë euro. Por më shumë se kaq. Autoritetet policore në Barcelonë i druhen faktit se kjo nuk është hera e parë që shtëpia e një futbollistit bie pre e keqbërësve.
balkanweb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb