Sulmuesi shqiptar Mergim Berisha ka firmosur në Bundesligën gjermane. Berisha ka kaluar te skuadra e Ausgsburg, në formën e huazimit.

24 vjeçari vjen nga Fenerbahçe, ndërsa më parë ka qenë pjesë e Salzburg, LASK dhe Altach. “Unë jam shumë i lumtur që jam transferuar te Augsburg. Ëndrra ime ka qenë të luaj në Bundesliga”.

Debutimi i Berishës me fanellën e re mund të vijë që me datën 4 shtator, në ndeshjen shtëpiake ndaj Herthës së Berlinit.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: