Alvaro Morata ka nisur të mendojë që tani për ndeshjen e radhës, atë kundër Shqipërisë. “Mendoj se do të jetë shumë e vështirë, sepse fusha e tyre është e tillë. Kam luajtur atje më parë me U-21 dhe ishte një ndeshje për t’u harruar dhe shumë e vështirë për t’u fituar. Por ne do të shkojmë në Shqipëri për të dhënë gjithçka”, tha sulmuesi i Realit, i cili lidhur me Italinë shtoi:

“Ishte një pjesë e parë e shkëlqyer ku luajtëm shumë mirë, por ai që ka rëndësi është rezultati. Barazimi nuk është rezultat i keq ndaj Italisë, por merituam fitoren”. (PanoramaSport)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: