NGA: Zonja Eneida

1 gotë oriz rreth 200 gr
100 gr sheqer
50 gr gjalpë
1 limon
1 zarf vanilje
900 ml qumësht
1 lugë niseshte
kanellë
bajame ose arra
1 e verdhë veze

Vendosim orizin të ziejë bashkë me 2 gota uji. Sapo të avullojë uji dhe orizi të jetë zbutur, shtojmë qumështin, nga i cili kemi hequr mënjanë gjysëm gote. Te gota tresim niseshten. E lëmë të ziejë 5 minuta me qumështin dhe shtojmë niseshten e tretur në qumësht. Ashtu në temperaturë të ulët, e ziejmë derisa të trashet pak, por jo të thahet. E vendosim në tava dhe e lyejmë nga lart me një të verdhë veze të holluar me qumësht.
E pjekim në 180 gradë për 30 minuta. E lëmë në frigorifer të ftohet për disa orë pastaj e konsumojmë të servirur me fruta të thata, fruta ose recel lart.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb