Më shumë se gjysma e deputetëve konservatorë tani mbështesin Sunak për udhëheqës partie dhe kryeministër të ardhshëm

Rishi Sunak ka siguruar mbështetjen publike të më shumë se gjysmës së deputetëve konservatorë përpara afatit përfundimtar të regjistrimeve të kandidaturave, që është sot në orën 14:00.

Në një përmbledhje të të gjithë mbështetjeve publike të deklaruara për Ruishi Sunak, The Guardian raporton se janë plot 182 deputetë që mbështesin Sunak si kryeministër të Britanisë, çka është ekuivalente me 51% të numrit të përgjithshëm të konservatorëve me vende në parlament.

Të shumtë janë deputetët konservatorë të cilët “braktisën” Boris Johnson dhe tashmë mbështesin Sunak, duke përfshirë ministrat aktualë ose ish-ministrat e kabinetit si James Cleverly, Nadhim Zahawi dhe Priti Patel.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb