Rishi Sunak do t’i japë Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) 25 milionë paund shtesë për të kapur kontrabandistët e emigrantëve.

Financimi i NCA do të ndihmojë në furnizimin e operativëve me pajisje të reja për të penguar bandat e krimit që organizojnë kalimet ilegale të Kanalit.

Ai gjithashtu do të nxisë mbledhjen e inteligjencës për të siguruar të dhëna nga burime të shumta.

Dhe fondi shtesë pritet të zbehë pretendimet Laburiste se Qeveria nuk po bën sa duhet për të ndaluar bandat.

Javën e kaluar, Austria iu bashkua 14 vendeve të tjera të BE-së për të përshëndetur potencialin e përpunimit të vendeve të treta për të penguar migrantët e paligjshëm.

Sunak tha se ne po udhëheqim, bashkë me partnerë në të gjithë kontinentin, për të përballuar sfidat e shkaktuara nga nivelet e patolerueshme të migrimit të paligjshëm.

“Vetëm javën e kaluar, 15 vende të BE-së kërkuan zgjidhje të reja për të adresuar këtë çështje në rritje.

Ndërprerja jonë e tregtisë mizore të bandave kriminale, së bashku me skemën tonë të Ruandës, janë pjesë e një pengese për të ndaluar migrimin e paligjshëm njëherë e përgjithmonë.”

Sekretari i Jashtëm Lord Cameron do të zhvillojë bisedime me zyrtarë shqiptarë në kuadër të aksionit diplomatik të qeverisë, shkruan The Sun.

Cameron do të zhvillojë vizitën e tij zyrtare disa orëshe në Tiranë, ku do të takohet me Kryeministrin Edi Rama, Presidentin Bajram Begaj dhe ministrin e Jashtëm, Igli Hasani.

Ajo çka është njoftuar më herët është një paralajmërim se fokusi i vizitës së Sekretarit britanik do të jetë lufta ndaj krimit të organizuar, trafiku i paligjshëm i emigrantëve, goditja e korrupsionit dhe skuestrimi i aseteve të krimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb