Edicioni i dytë i Sunday Legua Al bania do të zhvillojë sot finalen e madhe, teksa përballë njëra-tjetrës do të jenë skuadrat Prestige dhe Roamel. Sfida starton në orën 20:30 dhe do të zhvillohet në kompleksin “Football Republic”. Kampionët në fuqi në futbollin me 9 lojtarë , Prestige, kaluan me sukses provën e gjysmëfinaleve duke mposhtur me rezultatin 1-0 ekipin Futura Dent.

Njeriu i ndeshjes ishte kapiteni Fatmir Hysenbelliu, i cili me një gol në minutat e para të takimit dërgoi Prestige në finale, aty ku kampionët do të luftojnë për ta mbrojtur kurorën përballë skuadrës Roamel. Këta të fundin mposhtën në gjysmëfinale skuadrën ATS pas gjuajtjeve të penalltive. Prestige kërkon të rishkruajë për herë të dytë historinë në Sunday League Albania. 19 fitore dhe 1 barazim regjistron Prestige në 20 ndeshjet që ka zhvilluar gjithsej këtë sezon. Prestige vijon të jetë i pamposhtur edhe në edicionin e dytë në SLA, duke vendosur rekorde mbi rekorde në këtë aktivitet. Pritet një sfidë betejë e fortë, pasi të dyja skuadrat synojnë trofeun e shumëdëshiruar.

Kujtojmë që ekipet finaliste kanë qenë pjesë e Grupit B në sezonin e rregullt. Prestige e mbylli grupin në vend të parë, ndërsa Roamel u klasifikua në vend të dytë. Në ndeshjen direkte, triumfoi Prestige me rezultatin minimal 1-0. Finalja e sotme do të transmetohet drejtpërsëdrejti në “SuperSport 2”./panorama sport

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb