Prestige MFC dominion totalisht minifutbollin shqiptar, këtë herë duke pushtuar “Sundey League Tirana”, në edicion e tyre të parë me 9 lojtarë. Ky është suksesi i radhës i një klubi model, i organizuar në perfeksion në çdo detaj, një ekip i drejtuar nga Fatmir Hysenbelliu, këtë herë jo në fushë si kapiten por udhëhoqi ekipin nga pankina së bashku me trajnerin Eldi Topi.

Pasi vendosi hegjemoninë e tyre në minifutbollin me 6 lojtarë dhe pas një paraqitje historike në Champions League duke u renditur në vendin e parë, këtë herë Prestige triumfon në një tjetër skenë, shpallet ekipi më i mirë nga 24 ekipet e kryeqytetit.

Prestige MFC triumfoi në finale shumë të bukur përballë ATS, një finale që prodhoi spektakël, gola, një shfaqe e cila u shijua live edhe nga tifozët e pranishëm. Prestige kaloi në avantazh që në minutën e 17-të me Shimën që finalizoi një aksion model. ATS përfitoi nga një përgjumje e Prestige duke vendosur baraspeshën pas vetëm 1 minute, më rezultatin 1-1 përfundim dhe fraksioni i parë.

Në të dytën, në minutën e 39-të Moçka riktheu Prestige në avantazh ndërsa më pas skena ishte e gjitha për Albi Dajtin autor i një dopjetë duke sigluar shifrat përfundimtare në 4-1.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb