Gjermania, e cila është ndër vendet kryesore që mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ka marrë sot kryesimin gjashtë-mujore të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.

Përmes një video-mesazhi në “Facebook”, ambasada gjermane në Tiranë thekson se Shqipëria është prej 25 vitesh anëtare e Këshillit të Evropës.

“?? ?? ?? Së bashku në Evropë – Shqipëria ?? është prej 25 vjetësh anëtare e Këshillit të Evropës. Sot Gjermania merr përsipër nga Greqia kryesinë gjashtë-mujore të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës. Në këtë video ? shefja e Zyrës së Këshillit të Evropës në Shqipëri, Jutta Gützkow, ambasadorja Greke në Shqipëri, Sophia Philippidou dhe ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf flasin mbi të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit në shekullin e 21 dhe nën kushtet e pandemisë së Covid-19”, thuhet në mesazhin e ambasadës gjermane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb