Interi duket se merkaton e ardhshme do të provoj të ndërtoi një ekip pretendent për Seria A. Madje që këtë vit pronarët e rinj sollën në Milano disa emra të njohur dhe nuk duan ta prishin traditën. James Rodriguez është objektivi i kahershëm i “zikaltërve” dhe duket se nuk do të ndalen deri sa ta arrijnë.

Kolumbiani nuk po kalon një moment të mirë tek skuadra madrilene e Realit dhe mundësia për të lëvizur është e madhe. Kjo nuk është hera e parë që Interi tenton Rodriguez pasi edhe më parë, siç raportuan gazetat italiane dhe spanjolle, “zikaltërit” kanë ofruar 80mln euro, por që u refuzuan.

Këtë herë duket se gjërat janë më serioze duke marë shkas nga të gjitha rrethanat. Klubi ka dërguar një nga emisarët për të ndjekur nga afër lojtarin. Lajmin e konfirmon “Calciomercato”.

Pronarët e skuadrës janë të gatshëm që të bëjnë sërish ofertë për Jamesin, e cila pritet të pranohet edhe nga Reali, pasi trajneri Zidan nuk e llogarit më atë. Për Jamesin po ashtu interesim kanë shprehur edhe Manchester United, Juventus dhe Bayern Munich.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: