Këngëtarja Dua Lipa do të performojë në “Sunny Hill” që do të mbahet në Kosovë. Ylli botëror ka mbajtur një konferencë për shtyp, shoqëruar nga babai i saj Dukagjin Lipa, është shprehur se ndihet krenare është ndodhet në Kosovë.

Ajo u shpreh se ndihet e lumtur që do mbajë një festival të tillë në shtëpinë e saj.

“Ju falenderoj për mbështetjen për të bërë një festival të tillë. Ndihem shumë krenare që jam këtu, që do mund të performoj këtu. Faleminderit shumë, po ndihem shumë mirë që në shtëpinë dhe vendin time me e bë një gjë të tillë”, tha ajo.

Artisrja me famë botërore do të hapë sonte festivalin me performancën e saj. Në skenë do të ngjiten yje ndërkombëtarë si J Balvin, Diplo dhe Skepta apo artistë shqiptarë si Kida, Yll Limani e Elvana Gjata./.panorama/

Dua Lipa Sunny Hill 500x499

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: