TIRANE – Thuajse të gjithë e kanë provuar të paktën një herë në fëmijërinë e tyre supën nga kockat e këmbëve të viçit ose nga eshtrat e pulës. Përveç se është shumë e thjeshtë për t’u përgatitur, ajo ju mbron nga një numër i madh sëmundjesh.

Valoni kockat e këmbëve të viçit në një tenxhere me ujë, pasi të kenë valuar shumë shtoni pak selino, qepë dhe karrota të prera imët. E në fund shtoni pak makarona të vogla ose oriz, erëza dhe supa është gati.

Mund të duket e thjeshtë dhe është konsideruar si “supa e të varfërve” për shkak të përbërësve të thjeshtë që mbart, por kjo supë ju mbron të gjithë organizmin. Ajo forcon sistemin imunitar, e bën trupin më të fortë dhe lufton të gjitha infeksionet e bakteret që çojnë në shfaqjen e sëmundjeve.

Kjo supë është e pasur me minerale të tilla si kalcium, magnez, fosfor dhe kalium. Është e rekomanduar për të rritur e fëmijë dhe sidomos për njerëzit që vuajnë nga sindroma e zorrës së nevrikosur.

Sipas disa dietologëve më në zë që merren me kujdesin e ushqimit të VIP¬ave Hollivudian, thuhet se ata e konsumojnë së paku 3 herë në javë këtë lloj supe, për të qenë më në formë për performancat e tyre dhe për të zvogëluar rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve inflamatore.(shendeti)
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: