Nga: ENEIDA ÇAKERRI

1 karotë
1kungull jeshil
200 gr kungull portokalli
1/2 patate të ëmbël
4 lugë miell misri
2 vezë
1/2 gotë qumësht ose panna
1 fileto pule
Vaj ulliri
Kripë
Piper
Majdanoz

Presim fileton e pulës në kubikë dhe e skuqim në vaj ulliri. Grijmë karotën, kungullin jeshil, kungullin portokalli dhe pataten e ëmbël dhe i shtojmë te pula. I skuqim dhe shtojmë ujë. I ziejmë për 30 minuta.

Mënjanë skuqim miellin e misrit dhe shtojmë pak e nga pak ujë në tigan duke trazuar që të mos krijojë kokrra. Më pas qullin e formuar e shtojmë në tenxhere. I ziejmë deri sa të trashen. Rrahim vezët me qumështin dhe i shtojmë në tenxhere. Shtojmë kripë piper dhe majdanoz dhe i heqim sa të marrin një valë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb