NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit

1 qepë e vogël
1 thelpi hudhër
100 ml vere e bardhë
200 ml lëng perimesh
1-2 kastraveca
1 avokado e pjekur
Kripë, pak sheqer
Piper i zi, piper i kuq
1 lgj uthull e bardhë
200 gr krem kosi
2 lgj vaj ulliri
Koper
Përgatitja
Në një tigan të thellë vendosim 2 lugë vaj ulliri dhe sapo vaji të ngrohet kaurdisim qepën dhe hudhrën të grirë imët derisa ato të bëhen transparente, më pas e shuajmë qepën me verë të bardhë dhe e lemë të ziejë derisa vera të avullojë.

Ndërkohë qërojmë kastravecin, e presim atë horizontalisht për së gjati dhe me ndihmën e një luge largojmë farat e kastravecit dhe më pas e presim në kubikë.

Pasi vera të avullohet shtojmë tek qepa 1 gotë lëng perimesh të ftohtë dhe e vendosim në një blender. Shtojmë më pas kubikët e kastravecit, tulin e avokados, pak kripë, pak sheqer, piper të zi, piper të kuq, pak uthull dhe kremin e kosit. I kalojmë të gjithë përbërësit në blender dhe e kthejmë supën në krem, më pas e servirim ashtu siç është e ftohtë duke e dekoruar me kubikë të vegjël kastraveci, avokodoje dhe pak koper.
(da.xha/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: