Nga: ZONJA VJOLLCA*
Supë e ftohtë me speca
2 kokrra qepë
1 thelpi hudhër
1 lugë gjelle xhinxhër e freskët
4 speca të kuq
2 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë kafeje piper i kuq
750 ml koncentrat perimesh
4 lugë gjelle majdanoz
4 lugë gjelle salcë kosi
Kripë
Piper

Në një tenxhere me pak vaj kaurdisim qepën e grirë imët bashke me një thelpi hudhër. Më pas shtojmë xhinxhërën, piperin, specat e kuq. I trazojmë për 5 minuta, i rregullojmë me kripë dhe piper dhe më pas shtojmë lëngun e perimeve dhe e lemë supën të ziejë për 10-12 minuta pa kapak. E kalojmë supën në blender dhe e kthejmë atë në krem. E kullojmë me sitë dhe e vendosim në frigorifer. E servirim të freskët duke vendosur në qendër një luge salcë kosi pudrosur me majdanoz.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb