Receta nga znj Eneida
Përbërësit

1 gotë trahana
1 qepë
1 karotë
1 domate
2 speca të kuq
Vaj ulliri
Kripë
1 gjethe dafine
Piper i kuq
Lëng mishi ose ujë

Përgatitja
Fillimisht skuqim qepën e prerë në kubikë, në vaj ulliri. Vazhdojmë me karotën dhe domaten derisa të zbuten dhe shtojmë trahananë. I skuqim bashkë dhe shtojmë ujin si dhe gjethen e dafinës. I trazojmë vazhdimisht që supa të trashet. Ndërkohë paralelisht vendosim dhe 2 specat e kuq të piqen në furrë. I nxjerrim, u heqim lëkurën dhe i grijmë në blender. Ia shtojmë supës dhe i lëmë të ziejnë. Kur është trashur, shtojmë kripën, piperin e kuq dhe heqim gjethen e dafinës. Sipas dëshirës, servirim me piper djegës lart.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: