Recete nga znj Eneida
Përbërësit
500 gr miks bishtajore nga Neranxi
1 patate
1 karotë
1 shkop selino
1 qepë
100 gr salcë domate
Rozmarinë
Sherebelë
Trumzë
Dafinë
Kripë
Vaj ulliri
Piper të zi
1 thelb hudhër
Përgatitja

Bishtajat i lëmë përgjatë natës në ujë dhe ditën tjetër i kemi gati për gatim. I ziejnë paraprakisht.
Në vaj ulliri skuqim qepën, karotën, selinon, pataten të cilët i kemë prerë në kubikë si dhe hudhrën. Shtojmë salcën, dhe i skuqim bashkë duke shtuar pak ujë që të zbuten. Me pas i shtojmë te bishtajat, shtojmë erëzat, kripën dhe i ziejmë për 30 minuta. I servirim me vaj ulliri dhe piper të zi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: