Nga: ZONJA KATERINA

Perime të ndryshme të stinës, 500 ml lëng mishi, 1 litër ujë, Kripë, piper. Cipa dhe lëngu i 1 limoni, 1 lgj xhinxhër e grirë

Vendosim në një tenxhere ujin bashkë me lëngun e mishit. Shtojmë perimet të prera hollë dhe në temperaturë të lartë i lemë të marrin valë. Sapo të fillojë uji të marrë valë, ulim temperaturën e sobës dhe i lemë perimet të ziejnë në temperaturë të ulët për 25-30 minuta. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e kalojmë supën në blender duke e kthyer në krem. Më pas e servirim supën të ngrohtë me pak xhinxhër dhe lëng e cipë limoni.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: