Nga: ZONJA VJOLLCA*
20 gr stika pishe
100 gr rukola
2 qepe të vogla
1 thelpi hudhër
1 lgj gjalpë
1 lgj miell
400 ml koncentrat perimesh
100 ml ajkë
50 gr krem djathi
Kripë
Piper
Arrë moskat

Stikat e pishës i pjekim derisa të zverdhen në një tigan pa yndyrë dhe i lemë mënjanë.
Vendosim gjalpin në një tenxhere dhe më pas kaurdisim qepën dhe hudhrën të prerë në kubikë të vegjël. Kur qepa të fillojë të bëhet transparente shtojmë një lugë miell, e kaurdisim për 1 minut duke e trazuar vazhdimisht. Më pas e shuajmë qepën e kaurdisur me miell me koncentratin e perimeve dhe e lemë derisa të kalojë në vlim duke e rregulluar me kripë, piper dhe arrë moskat. Ruajmë disa gjethe rukola për dekor dhe pjesën tjetër e vendosim në supë të vlojë për 1-2 minuta duke e trazuar herë pas here. E largojmë nga zjarri dhe e kalojmë në blender derisa të bëhet kremoze. Shtojmë ajkën dhe djathin e shkrirë dhe e trazojmë supën në zjarr dhe për 2 minuta. Më pas e servirim duke shtuar në pjatë dhe stikat e pishës.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: