NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit

 

3 lgj miell misri
2-3 lgj gjalpë
4 gota lëng mishi
1 gotë qumësht
1 kokërr vezë
Bukë të thekur për servirje

Përgatitja

Fillimisht kaurdisim miellin e situr me gjalpë. Pasi të jetë kaurdisur mirë e shuajmë me lëngun e mishit duke e përzier me shpejtësi në mënyrë që të mos kokrrizohet. E lemë 10 minuta të zieje në temperaturë të ulët.

Rrahim vezët dhe më pas rregullojmë temperaturën me qumësht të ngrohtë duke e shtuar pak nga pak që veza të mos pritet. E hedhim masën e përgatitur tek supa dhe e lemë dhe për 5 minuta të qëndrojë në sobë dhe më pas e servirim me disa kubikë buke të thekur.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb