Nga: ZONJA ENEIDA

2 qepë të mëdha
8 karota
Vaj ulliri
Kripë
Koncentrat perimesh
100 ml pana

Skuqim qepën dhe karotat në vajin e ullirit. Shtojmë ujë që të zjehen si dhe koncentratin. Pasi janë zjerë i bëjmë krem me mikserin e dorës. Shtojmë më pas panën dhe i lëmë sa marrin një valë të lehtë. E heqim dhe e servirim në pjatë me pak pana, copëza buke dhe majdanoz.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb